Jasir Asani ishte protagonist mbrëmjen e sotme në suksesin e arritur nga skuadra e tij. Kisvarda ka mposhtur me rezultatin 2-1 Ujpestin, duke marrë kështu tre pikë mjaft të vyera. Meritë këtu ka edhe ish-suomuesi i Partizanit, i cili e dërgoi topin përtej vijës fatale në minutën e 30.
Me një gjuajtje nga një kënd i vshtirë brenda zone, Asani fiton duelin me portierin kundërshtar dhe i dërgon shifrat në 2-0. Miqtë ngushtojnë diferencat brenda pjesës së parë, por goli i lojtarit shqiptar rezultoi vendimtar, duke i dhënë kështu ekipit të tij fitoren.
Kisvarda shkon në vendin e dytë të renditjes dhe siguron Kupat e Europës. Në Hungari kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur dhe është e pamundur matematikisht që ekipi i Asanit të bjerë nga podiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/