Reali i Madridit realizoi një përmbysje mresëlënëse mbrëmjen e djeshme kundër Mançester Sitit. Vetëm në minutat e fundit të lojës, Rodrigo shkundi dy herë rrjetë, për ta çuar sfidën në shtesa. Atje ku “los blancos” gjeti përsëri golin me anë të Benzemasë dhe siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.
Një përmbysje e tillë ishte e pabesueshmë për shumë njerëz dhe këtu nuk bën përjashtim as rivali më i tyre, Lionel Mesi. Aguerro ka zbuluar në një bashkëbisedim që po kryente me Karlos Tevezin se bashkëkombasi i tyre i dërgoi një mesazh ku shkruante: “Mjaft u talle. Nuk mund të jetë e vërtetë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/