I fiksuari i futbollit! Gjithë bota e Pep Guardiolës rrotullohet rreth një topi. Edhe në këtë sezon të Champions League, trajneri i Manchester City bëri bujë më një veprim të tij. Në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Atletico Madrid, duke parë natyrën e kundërshtarit, Guardiola bisedoi me fëmijët që do të kapnin topat dhe u tha se do të ishin pjesë e skemës për të mundur spanjollët.
Nëpërmjet një video do t’u tregonte shpejtësinë dhe shërbimet që duhet të bënin për lojtarët e Manchester City sa herë që topi do të dilte jashtë, për të mos vonuar lojën në asnjë sekondë. Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme në Santiago Bernabeu, Guardiola është fiksuar teksa i shpjegon pak nga skema e tij edhe tre bjondeve që gjendeshin të ulura në pankinë. Pas disa minutash do të vendoste duart në kokë teksa shihte te monitori i vogël në pankinë edhe konferencën për shtyp të trajnerit të Realit, Anceloti. /Sport Ekspres/
Pep Guardiola • Masterclass against Real Madrid in the Santiago Bernabéu.
04/05/22 • Highlights and memorable moments.
pic.twitter.com/61wMtN5Xh5— Madrid Hebdo ?? (@RMadridHebdo) May 4, 2022