Përjashtimi zyrtar i Rusisë nga Liga e Kombeve/ Ja sa më afër shkon Shqipëria me Europianin, grupi i ferrit të Serbisë është ndihma tjetër

Një ndihmë e madhe i vjen Shqipërisë në aspektin e futbollit me vendimin e fundit, teksa Rusia u përjashtua zyrtarisht edhe nga Liga e Kombeve. Tanimë kuqezinjtë do të jenë në grupin me vetëm tre ekipe, ku së bashku me ne gjenden Islanda dhe Israeli.

Shanset janë të jashtëzakonshme për të arritur në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve dhe do të mundohemi për t’ua shpjeguar sa më qartë formulën që është jo pak e komplikuar. Liga B ndahet mes këtyre katër grupeve: “Grupi i Parë: “Skoci, Armeni, Ukrainë, Irlandë”. Grupi i Dytë: “Shqipëri, Islandë, Israel”. Grupi i Tretë: “Rumani, Mali i Zi, Bosnje, Finlandë”. Grupi i Katërt: “Serbi, Suedi, Norvegji, Slloveni”.

Me Rusinë që është e përjashtuar nga UEFA, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për të qenë në vendin e parë. Por sigurisht që nuk është kaq e lehtë dhe nuk mbyllet këtu. Pas kësaj arritje duhet të eliminohen edhe dy rivalë të tjerë, fitues të këtyre grupeve të Ligës B, për të zhvilluar gjysmëfinalen dhe finalen dhe për të qenë fituesi në tërësi i Ligës B, që të jep biletën e ëndërruar.

Këtu nis edhe sqarimi i kësaj skeme. Vendet e para të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve do t’i luajnë gjysmëfinalet dhe finalen pasi të kenë mbaruar kualifikueset e Europianit, rruga kryesore për të shkuar në këtë kompeticion. Kështu, Kombëtaret që do të arrijnë Europianin nëpërmjet rrugës kryesore, do ta lëshojnë rrugën për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për vendin e dytë më të mirë.

Për të marrë një shembull: “Nëse Shqipëria fiton vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe njëkohësisht arrin të kalojë në Europian nëpërmjet grupeve kualifikueseve të Europianit, atëherë do ta lëshojë vendin e saj në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për vendin e dytë më të mirë në tërësinë e Ligës B”.

E parë në këtë prizëm, grupi i ferrit mes Serbisë, Suedisë, Norvegjisë dhe Sllovenisë është një fat i madh. Kjo pasi bëhet fjalë për katër ekipe shumë të forta që do të ndajnë pikët me njëra-tjetrën dhe kanë pak gjasa që vendi i dytë i këtij grupi të jetë më i miri në tërësi.

Për të marrë një tjetër shembull sqarues: “Nëse Norvegjia e Haland fiton grupin e Katërt dhe njëkohësisht kalon në Europian nëpërmjet rrugës kryesore, atëherë hap vendin për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për vendin e dytë më të mirë të Ligës B. Por këtu ka shumë pak gjasa që vendi i dytë më i mirë të vijë në ferrin e Serbisë dhe Suedisë pasi këto ekipe pritet të ndajnë pikët me njëra-tjetrën.

Nëse Mali i Zi i Grupit të Tretë, renditet e dyta dhe grumbullon më shumë pikë se Suedia që mund të dali e dyta në Grupin e Katërt, atëherë Norvegjia fituese i hap vendin Malit të Zi për në gjysmëfinale”.Në këtë mënyrë emrat e Ligës së Kombeve deri në fundin e rrugëtimit që të jep biletën finale ka shumë mundësi që të jenë tërësisht të përballueshëm për Shqipërinë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online