VIDEO/ Taulant Xhaka lë shenjë në derbin e Zvicrës, mesfushori shqiptar protagonist me një supergol kundër Jang Bojsin

Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Zvicrës mes Bazelit dhe Jang Bojsit. Një ndeshje që ka parë si protagonist Taulant Xhakën. Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë me një supergol të realizuar në minutën e 41-të të takimit.

Lojtarët e Jang Bojsit tentojnë të largojnë rrezikun nga zona, por topi përfundon në këmbët e Xhakës. Ish-futbollisti i Kombëtares provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *