FOTO/ Kërkesa më e veçantë që i ka ardhur në karrierë, tifozi i vogël i shkruan në shqip Cikalleshit për t’i marrë fanellën

Sokol Cikalleshi është kthyer në pikën e referimit për skuadrën e Koniasporit. Klubi turk renditet i dyti në kampionat dhe një meritë e madhe i shkon edhe sulmuesit shqiptar, që me golat e tij ka sjellë pikë të vlefshme për ekipin. Lojtari i Kombëtares shqiptare është bërë një nga figurat më të dashura edhe për tifozët.

Dy fëmijë të vegjël që mbështesin skuadrën e Koniasporit kanë pasur kërkesa të veçantë për lojtarët e tyre të preferuar. Me pankarta në duar kërkonin fanellat përkatësisht nga Cikalleshi dhe Skubic. “Sokol Cikalleshi, të duam shumë. Mund të më jepni fanellën tuaj kur të përfundojnë ndeshja?“, shkruhej në gjuhën shqipe në pankartën e tifozit të vogël. Një nga kërkesat më të veçanta kjo për sulmuesin shqiptar, që me shumë mundësi do i plotësojë dëshirën tifozit të vogël./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *