Etrit Berisha është rikthyer që të luajë si titullar me Torinon në Serinë A. Gardiani shqiptar shkëlqeu ndaj Interit dhe ishte fajtori kryesor në humbjen ndaj Genoas. Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme, Juric i besoi sërish nga minuta e parë ndaj Salernitanas.
Portieri shqiptar është vlerësuar si lojtar i ndeshjes nga Eurosport, për të marrë notën 7: “Shlyen gabimin e Genoas. Reflekse të mëdha te Verdi në pjesën e parë dhe fluturon në të dytën me goditjen e Ederson”, shkruhet në vlerësim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/