Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, po fërkon duart me thesarin e ri, Kristjan Asllani. Mesfushori i ri i Shqipërisë ka ngjallur interesimet e ekipeve më të mira të Serisë A, deri te Manchester City. Së fundmi është Napoli që ka hyrë në listën e ekipeve që kërkojnë kartonin e tij. Fjalët e Corsi për mediat italiane tregojnë fare qartë situatën e Asllanit.
“Rruga jonë do të jetë që Asllanin ta dërgojë në një fanellë më të rëndësishme se ajo e Empolit, ende nuk ka përfunduar. E do Napoli? Nuk do t’ia jepja edhe sikur të ishte e vërtetë (qesh). Asllani duhet vetëm që të qëndrojë i fokusuar tani”, tha presidenti i Empolit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/