Paraqitja me Kombëtaren e vendos përfundimisht, Etrit Berishën nuk e nderojnë as mrekullitë me Interin ndaj portierit serb

Etrit Berisha ishte portieri titullar në takimin mes Spanjës dhe Shqipërisë që përfundoi në shifrat 2-1. Trajneri Reja preferoi ndaj Gjeorgjisë që të aktivizonte Strakoshën, megjithëse për gardianin e Lacios nuk kishte shumë punë. Sa i përket Berishës, vinte nga Seria A pasi la në stol të padiskutueshmin, Milinkovic Savic.

Ky i fundit po preferohej gjithmonë si titullar nga trajneri i Torinos. Por mrekullitë e Berishës ndaj Interit, duke evituar dy gola të sigurtë për të marrë edhe përgëzimet e trajnerit Inzagi dhe portierin Handanovic, e graduan titullar.

Mjaftoi një gabim në ndeshjen e fundit që solli humbjen dhe besimi karshi Etrit është ulur ndjeshëm. Sipas raportimit të mediave italiane, tanimë Juric do ta ul sërish në stol Berishën. Një tjetër arsye është edhe paraqitja me Kombëtaret teksa Milinkovic Savic ka bindur duke mbajtur portën e paprekur për Serbinë ndaj Hungarisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *