Kameruni fitoi 0-1 në kohën e rregullt ndaj Algjerisë në finalen e kualifikueseve për Botërorit me golin e Chupo-Moting dhe nisur nga fakti se ndeshja e parë përfundoi me fitoren e Algjerisë, u luajt koha shtesë. Aty algjerianët arritën të barazojnë në minutën e 118-të. Touba shënoi për 1-1, rezultat që dërgonte Algjerinë në Katar.
Mirëpo, në minutën e 124-të, Toto Ekambi tronditi tifozët vendas, duke shënuar një gol me të cilin Kameruni siguroi një vend në Botërorin e Katarit. Kjo do të jetë një tragjedi e madhe për Algjerinë, e cila humbi vendin në Botëror në sekondat e fundit të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/