Edgar Çani ka prekur fundin! Ish-sulmuesi i Partizanit është rikthyer pas një pauze të gjatë rreth dy vite pa luajtur në një ekip futbolli.
Sulmuesi shqiptar ka hedhur firmën për SEF Torres, ekipi amator që luan në Serinë D të Italisë. Por edhe në këtë skuadër e kanë pasur me frikë marrjen e Çanit duke i besuar për vetëm 6 muaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/