Interi dhe Milani janë në garë për të siguruar shërbimet e Kristjan Asllanit. Kuqezinjtë po i mëshojnë blerjes së kartonit dhe duke firmosur për lënien te Empoli për një vit si huazim. Kjo mënyrë e tundon jo pak këtë skuadër që do ta kishte mesfushorin shqiptar edhe për sezonin tjetër, ndërsa do të arkëtonte edhe para.
Por kundërpërgjigja ka ardhur edhe nga Interi. Zikaltërit janë të gatshëm për të ofruar mesfushorin e Francës U-20, Lucien Agoume, që po bën mirë te Brest në Ligue 1. Kartoni i 20-vjeçarit shkon në 6 milionë euro dhe do të përfshihet në tentativën për të marrë Asllanin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/