Disa kritika kanë ardhur për Spanjën dhe zëri i tyre i është dhënë jehonë nëpërmjet një gazetari brazilian të “TNT Sports Brazil”. Pas mbylljes së takimit miqësor me Shqipërinë, mbërritja edhe pyetja për Enrique.
“Që nga 2018, Spanja ka luajtur vetëm kundër ekipeve europiane në miqësore. A do të ishte kjo më e nevojshme pasi do të përballeni me skuadra që kanë një kulturë tjetër futbolli?”. E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Enrique që ka ngritur polemika dhe shumë diskutime.
“Nuk e mendoj kështu, e vërteta është…jo! Nuk mendoj se duhet të luajmë ndaj ekipeve nga një kontinent tjetër. Për fat të mirë këto në Europë janë i nivelit më të lartë. Më kujtohet se në Botërorin e kaluar, katër gjysmëfinalistët i përkisnin Europës. Sigurisht që Brazili dhe Argjentina janë nivel i lartë, por nuk kemi nevojë për t’u ndeshur tani, ne do të jemi gati për ta kur të vijë momenti”, tha trajneri i Spanjës. /Sport Ekspres/