Shqipëria luan miqësoren me Gjeorgjinë në “Air Albania”, Armando Broja u bën thirrje tifozëve kuqezi të mbushin stadiumin

Shqipëria mbylli me përshtypje pozitive testim e parë miqësor kundër Spanjës. Kombëtarja zhvilloi një paraqitje të denjë kundër një rivali të një kalibri të lartë siç janë iberikët. Tashmë vëmendja është kthyer nga Gjeorgjia, kundër së cilës do të testohet sulmi kuqezi për të marrë fitoren.

Shqipëria vazhdon përgatitjet në Barcelonë, nga ku Armando Broja gjen kohën për të përshëndetur tifozët dhe u kërkon të mbushin shkallët e “Air Albania”-s. “Përshëndetje tifozëve kuqezi, unë jam Armando Broja. Faleminderit për suportin që na jepni gjithmonë dhe inshallah t’ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë. Faleminderit!”, ka thënë Armando Broja në videon e shpërndarë në faqen zyrtare të FSHF-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *