Myrto Uzuni arriti që të thyente edhe “mallkimin” në Kombëtare duke realizuar përballë Spanjës. Mënyra e përfundimit nuk ishte më e mira e mundshme, por me rëndësi është që sulmuesi arriti të linte gjurmë në histori.
Ndërkohë “ESPN” dhe media të tjera ndërkombëtare e kanë komentuar në këtë mënyrë: “Goli i çuditshëm i Shqipërisë”. Për një moment Uzuni dha idenë se Shqipëria do të largohej me barazim nga transferta e Spanjës, por Olmo shënoi edhe golin e fitores. /Sport Ekspres/
Albania get a bizarre equalizer against Spain ? pic.twitter.com/ZthhFFsPeB
— ESPN FC (@ESPNFC) March 26, 2022