“Mund të ishim në play off po të kishim fat me Poloninë”, Duka zbulon objektivat: Duam vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe Euro 2024

Shqipëria luan sot në Barcelonë miqësoren e luksit kundër Spanjës. Pak minuta para fillimit të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për mikrofonin e “Supersport”. Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit ka shpalosur edhe objektivat e Kombëtares, që këtë sezon synon vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve. Gjithashtu, Duka ka theksuar se kuqezinjtë kanë nivelin e duhur për të qenë pjesëmarrës në Euro 2024.

“Konsiderohet fillim sezoni. Ka që nga nëntori që ekipi i parë nuk është bashkuar në asnjë grumbullim apo ndeshje miqësore. Kemi vetëm dy teste para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Nations League-s në qershor. Kështu që presim që stafi të përgatisë një ekip sa më të mirë për ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Në çdo ndeshje të kesh një rezultat pozitiv është mirë, sidomos me një kundërshtar si Spanja mund ta konsideroja të ishte perfekte të kishim një rezultat pozitiv. E rëndësishme është që nëse nuk do të luajë edhe Rusia, të kemi vendin e parë grup në Ligën e Kombeve.

Futbolli është lojë në kolektive dhe jo individuale. Nuk duhet të kesh lojtarë, por duhet të kesh skuadër. Mund të kesh shumë individë të mirë, por nuk bën një skuadër të mirë. Ajo që mund të bëjmë ne është të bëjmë një skuadër të mirë dhe kompetitive. Mund të ishim ne në “play off” nëse do ishim pak më me fat në ndeshjen me Poloninë në Tiranë. Jo fat thjesht në minutë, port ë mos kishim aq shumë mungesa sa kishim. Gjithsesi, kemi një skuadër të mirë dhe kompetitive. Ky është viti i Nations League dhe objektivi është të jemi në vendin e parë. Pasaj në eliminatore duhet të shohim grupin. Padyshim që Shqipëria ka një skuadër të denjë për të konkuruar dhe për të qenë pjesëmarrëse në finalet e Euro 2024.

Nuk mund të themi që kemi futbollistë si ka Spanja që mund të ndërrojë 20 Kombëtare, por këta 25 lojtarë që janë këtu dhe ndonjë tjetër që nuk i është dhënë shansi këtë radhë janë alternativa të denja për të qenë në fushë. Nga këta që janë sot edhe ata që janë në pankinë janë pothuajse në të njëjtin nivel me ata që janë në fushë dhe disa prej tyre do të kenë shansin që të kontriubojnë në këtë ndeshje.

Nga çdo ndeshje, ka të keqe kur humbet dhe gabon. Padyshim që mërzitesh shumë. Por ka të mirën që nese ti fiton eksperiencë dhe përfiton nga gabimet që ke bërë për ti përmirësuar në të ardhmen. Nuk besoj që ekipi jonë mund të ketë ndonjë paraqitje si ajo e Anglisë, që mbase ishte euforike. Mbase kërkuam më shumë se sa kemi dhe shkuam në aventurë. Kam besim se do kemi një ndeshje të bukur sot”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *