Ka përfunduar me rezultatin 4-0 ndeshja mes Gjermanisë U21 dhe Letonisë U21. Një ndeshje e lehtë kjo për “pancerat“, të cilët kanë siguruar pa vuajtje 3 pikët. Goli i parë u shënua në minutën e 25 nga Burkdardt, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë Knauff dyfishon shifrat. Megjithatë gjermanët e vegjël nuk ndalen me kaq, teksa 2 minuta para fundit të pjesës së parë i dërgojnë shifrat në 3-0.
Letonezët kërkojnë të ndryshojnë diçka në pjesën e dytë, por pa sukses. Juxhin Xhaja ka akorduar penallti në minutën e 66, por Vapne gabon përballë portierit kundërshtar. Atë që Letonia nuk arriti ta realizonte e bën Tillman në minutën e 75, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-0. Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarëve shqiptar, me Juxhin Xhajën si arbitër kryesor. Gjyqtarët kanë qenë “paqësor“, teksa ka nxjerrë vetëm tre herë kartonin nga xhepi./Sport Ekspres/