Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Stefan Ristovski ka mbetur pa fjalë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, teksa arriti të eliminonte Italinë dhe ta linte pa Botëror. Në intervistën pas takimit, Ristovski premton se do të mundin edhe Portugalinë për të arritur në Botëror.
“Jam ende në gjendje shoku, nuk e di se çfarë ndodhi. Di vetëm që një kampion i Europës ka rënë në mes të Italisë. Shpresoj të na presin me sheshin plot të mbushur me njerëz në Shkup. Më besoni, do ta eliminojmë edhe Portugalinë. Pse të mos kemi forcë? Këto janë ndeshje historike. Tani më lini të festoj”, tha kapiteni i Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/