U-19, kuqezinjtë e Tottenhamit dhe Lecces sjellin përvojën e tyre në Kombëtare: Jemi grup i mirë, ia dalim me Kosovën

Shqipëria U-19 vijon grumbullimin në prag të dy sfidave miqësore ndaj Kosovës U-19 më 26 dhe 28 mars. 22 lojtarët e ftuar nga Armando Cungu, prej të cilëve 14 luajnë në kampionatet e huaja, ndërsa 8 në kampionatin shqiptar po zhvillojnë stërvitjet intensive në Durrës, duke u përgatitur në mënyrën më të mirë për këto dy ndeshje. Dario Daka dhe Renaldo Torraj, dy futbollistët që aktivizohen jashtë vendit nuk i fshehin emocionet teksa flasin për ftesën nga kombëtarja.

Futbollist i skuadrës së Lecce-s në Itali, Dario Daka ndihet i lumtur që është pjesë e grumbullimit, teksa vlerëson edhe grupin e shokëve kuqezi. Pa punë nuk arrihet askund në futboll thotë Dario Dak ai cili një ditë ëndërron të veshë fanellën e skuadrës së madhe të Shqipërisë. “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Jemi një grup shumë i madh dhe shumë i mirë, luajmë në vende të ndryshme në Europë”Vlerësim për grupin – “Ky grup mund të luajë shumë mirë dhe mund të fitojmë shumë ndeshje nëse luajmë mirë. Synimet për të ardhmen? – “Gjëja më e bukur është të vesh fanellën e ekipit të parë dhe të luaj në kampionatet më të forta në Europë. Në futboll duhet punuar shumë që të arrish në nivele të larta dhe pa punë nuk arrihet askund”.

Renaldo Torraj është një nga talentet premtues të Shqipërisë, teksa aktivizohet si sulmues në skuadrën e të rinjve të Tottenham në Angli. Rikthehet sërish në Kombëtare, teksa beson se në këto ndeshje Shqipëria do të fitojë, bashke me Torraj që premton maksimumin e tij. Ashtu sikurse ëndrra e çdo futbollisti, edhe sulmuesi kuqezi shpreson që një ditë do të luajë në Kombëtaren A.

Ftesa nga Kombëtarja? – “Jam shumë i lumtur që rikthehem me grupin dhe do të jap maksimumin tim”A do t’ia dalim në këto dy ndeshje? “Mendoj se po, sepse po punojmë fort dhe grupi është pozitiv dhe i mirë. Besoj që do fitojmë”. Grupi? – “Mendoj që do bëjë mirë, janë djem të rinj, por do të japim të gjithë maksimumin”.

Ëndrra ime? – “Të luaj për Shqipërinë, skuadrën e parë një ditë dhe të bëj mirë në Europë dhe të luajmë në Kupën e Botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *