“Gazzeta.it” i ka kushtuar një artikull Kristjan Asllanit. Sipas prestigjiozes italiane, Milani po provon gjithçka që të blejë mesfushorin e Shqipërisë që nga ana tjetër ka interesimin e Interit dhe Juventusit, pa harruar Manchester City. “Milani pa te Asllani atë që mund të quhet Tonali i ri, ose nëse ju e preferoni kështu, Pirlo i ri.
E kemi fjalën për Kristjan Asllanin, një xhevahir i jashtëzakonshëm i Empolit”, shkruhet në prestigjozen italiane. Ndërkohë është zbuluar edhe mënyra sesi kuqezinjtë kërkojnë të blejnë Asllanin. Gjigandët italian kërkojnë kartonin e tij dhe duan ta lënë në huazim te Empoli edhe për një sezon tjetër në mënyrë që të rritet, por edhe duke joshur klubin toskan. /Sport Ekspres/