“I paaftë fizikisht”! Ndeshja kundër shqiptarëve ishte e fundit, Ozil përjeton turpin më të madh në karrierë nga Fenerbaçe: E përjashtojmë nga ekipi

Ozil ka shkëlqyer në fanellat e Realit, Arsenalit dhe kombëtares gjermane, por prej disa sezonesh karriera e tij po përjeton një rënie të lirë. Gjatë karrierës së tij, Ozil përjetoi poshtërime, por ajo që i bëri Fenerbace është ndoshta më e madhja deri tani.

Gjatë ndeshjes kundër Konyasporit të shqiptarëve të luajtur gjatë fundjavës, Ozil u la në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë, ndërsa pak ditë më vonë u përjashtua nga skuadra. Fenerbache njoftoi sot se Ozil u përjashtua nga skuadra dhe më shumë detaje nuk u bënë publike.

Si arsyeja kryesore pse u përjashtua nga skuadra, mediat turke thonë se 33-vjeçari është “i paaftë fizikisht” për të garuar në nivelin më të lartë. Ish-futbollisti gjerman ishte në fushë në pjesën e parë ndaj Konyasporit dhe nuk mundi t’i përgjigjej detyrave të tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *