Spanja është grumbulluar në Barcelonë ku po zhvillon përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë. Luis Enrike është një nga trajnerët që i beson më tepër teknologjisë dhe këtë të fundit ka vendosur ta bëjë pjesë të seancava stërvitore. Trajneri spanjoll ka kërkuar një “kinema“ në stërvitje.
Një monitor gjigant shoqëron lojtarët e Spanjës përgjatë seancave stërvitore, në të cilin shfaqen gabimet e bëra prej tyre dhe mënyra se si duhet të korrigjohen. Një një podium sipër ekranit qendron vetë Luis Enrike, i cili drejton prej aty skuadrën e tij./Sport Ekspres/