Të dënuarit e UEFA-s kërkojnë të organizojnë Europianin, Rusia zyrtarisht hedh kandidaturën për Euro28 dhe Euro32

Rusia vijon të mbetet e dënuar me mospjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe të FIFA-s, pork jo duket se nuk e pengon Federatën të shohë nga e ardhmja. Rusët kanë hedhur zyrtarisht kandidaturën e tyre për të organizuar Euro 2028 dhe Euro 2032.

UEFA ka publikuar ofertat zyrtare të mbërritura në tryezën e saj, teksa afati i fundit ishte vendosur data 23 mars. Rusia, Turqia si dhe Federatat e Mbretërisë së Bashkuar së bashku me atë të Irlandës (Republika e Irlandës, Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut) kanë shprehur zyrtarisht dëshirën për të organizuar Kampionatin Europian në vitin 2028.

Ndërkohë Rusia dhe Turqia kanë shkuar edhe përtej, duke kërkuar organizimin e Euro 2032. Për këtë kompeticion dy shtetet e sipërpërmendura do të kenë edhe konkurencën e Italisë. Vendimi përfundimtar nga UEFA do të merret në shtatorin e vitit 2023./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *