Mbyllet dilema e krahëve për Shqipërinë, Edi Reja e ka të qartë cilët do të hedhë në fushë ndaj Spanjës

Momenti i ndeshjes së shumëpritur ndaj Spanjës po afron dhe Edi Reja i ka të qarta disa ide në kokën e tij. Nëse ka një diçka të sigurt në formacion për këtë miqësore luksi, atëherë ajo zgjedhja e trajnerit për sa i përket krahëve.

Dilemat për këto pozicione janë mbyllur që dy ditë para përballjes. Elseid Hysaj do të ndërrojë anë dhe kundër “furisë së kuqe“ do të ketë në dispozicion krahun e majtë të fushës, ndërsa në të djathtin do të qendrojë Ivan Balliu. Dyshja është preferuar në linjat anësore në ndeshjet e kontrollit të zhvilluara gjatë stërvitjeve dhe do të zbresë në fushë me fanellë titullari në stadiumin RCDE të Espanjolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *