Ja debutuesi i listës që po impresionon edhe në stërvitje me Kombëtaren, i ka krijuar vetes shansin e sigurt për të luajtur ndaj Spanjës

Një nga debutuesit e rinj te Kombëtarja është edhe Kristjan Asllani. Trajneri Reja e kishte të ndarë mendjen për maratonomakun e Empolit që tanimë po vëzhgohet edhe nga Manchester City. Vetëm 19-vjeç dhe po luan në Serinë A si të ishte veteran. Futbollisti që duke impresionuar edhe në stërvitje me grupin tjetër të lojtarëve të Kombëtares.

Mesfushori shihet qartë për potencialin e tij dhe për faktin se ka shumë minuta në këmbë, duke qenë në formën më të mirë. Për këtë arsye debutimi i tij me fanellën e Shqipërisë ndaj Spanjës është punë e kryer, megjithëse duhet të presim ende për ta parë nëse do ta nisi si titullar apo nga stoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *