Nga Klaudio Ndreca
Adrian Bajrami ishte fitorja tjetër e FSHF në garën me Zvicrën pas triumfit me Nedim Bajramin. Mbrojtësi 19-vjeçar luan me ekipin U-23 të Benfikës dhe është i regjistruar te ekipi i parë. Të gjitha këto të dhëna tregojnë qartë potencialin e këtij futbollisti.
Ndërkohë në Zvicër nuk dorëzohen lehtë. “Blick” ka shkruar një artikull për Bajramin duke e hapur me titullin: “Po luf.tojmë ende për xhevahirin e mbrojtjes”. Në të theksohet fakti se lojtari kuqezi ka të njëjtin menaxher me Kristiano Ronaldon, Jorge Mendes.
Prestigjozja zvicerane ka kontaktuar me pjesëtarë të Federatës Zvicerane të Futbollit duke i kërkuar disa shpjegime më të hollësishme për faktin se Adrian Bajrami ka luajtur dikur me helvetët dhe tanimë është pjesë e Reja te Shqipëria.
Zyrtari i Federatës tha për “Blick” se nuk do të heqin dorë dhe do të mundohen që ta tundojnë mbrojtësin e ri për të ndryshuar sërish zgjedhje në të ardhmen, teksa këto dy takime të kuqezinjëve janë miqësore dhe për këtë arsye është e lejueshme që të bëhet sërish kalimi.
“Zvicra është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin. Adrian Bajrami është pjesë e Shqipërisë për muajin mars. Meqë këto ndeshje nuk janë zyrtare, vetë lojtari ka të drejt që të luajë për Zvicrën nëse e dëshiron këtë gjë”, janë shprehur në komunikatën e tyre. /Sport Ekspres/