As Berisha dhe as Milinkoviç Saviç nuk bindin, trajneri Juriç kërkon të sigurojë portën me Strakoshën

Etrit Berisha nuk ia doli dot të hipotekonte vendin e titullarit te Torino. Pavarësisht se në verë u afrua si zëvendësuesi i Sirigusë, portieri shqiptar provoi stolin deri pak javë më parë. Në ndeshjen e tretë si titullar berisha bëhet protagonist me një gafë që i kushtoi Torinos me humbje, duke vënë në dyshime trajnerin Ivan Juriç.

Me Etrit Berishën dhe Vanja Milinkoviç-Saviçin që nuk bindin, Torino ka nisur të hedhë sytë nga merkatoja. Sipas “Tuttosport”-it,  ëndrra për portën e klubit italian është Meret i Napolit, por duke qenë një objektiv i vështirë për t’u arritur, Juriç shënon Tomas Strakoshën në listën e dëshirave. Portieri shqiptar përfundon kontratën e tij me Lacion në fund të sezonit dhe do të ishte një goditje me pak kosto për Torinon. Megjithatë në tryezën e Strakoshës nuk mungojnë ofertat si nga Seria A, ashtu edhe nga Premier Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *