“Gjyqtari foli, të më thotë Veliaj dhe e pushoj si çështje”! Gerti Çarçani tregon prapaskenën me pezullimin e Dukës dhe dënimin e UEFA-s

Një prerje në besë ishte ajo që bëri Edi Rama me Ceferin duke thyer marrëveshjen e arritur. Dakortësi nga të dy palët u gjend teksa presidenti i UEFA-s zbriti vetë në Tiranë për të gjetur gjuhën e përbashkët para zgjedhjeve të FSHF. Zyrtarë të Qeverisë Europiane të Futbollit zbritën për të verifikuar procesin dhe e legjitimuan atë, por jo Gjykatat e Tiranës, që vetë Erion Veliaj ishte betuar në audio-përgjimin, se me to do t’i nxinte jetën Armand Dukës.

Duke parë pezullimin e padrejtë mes drejtësisë “alla shqiptarçe” dhe mos regjistrimin e zgjedhjeve, UEFA do të vijë me shuplakën e fuqishme që përfshin largimin e finales së Conference League drejt Athinës dhe përjashtimin e Shqipërisë për 10 vite.

Në një kronikë të Gerti Çarçanit në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, tregohet edhe një prapaskenë ku gjykatësi shprehet bukur dhe pastër sesi mund të pushohet çështja e Dukës: “Të më thotë sot kryebashiaku dhe unë nesër e pushoj si çështje, ndryshe nuk mundem. Është absurde, por nuk kam se çfarë të bëj”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *