Të gjithë prisnin që kampionati të bëhej sa më i bukur dhe gara e titullit të ishte e hapur deri në javët e fundit. Por në këtë sezon, ekipi i Shehit ka menduar që të mbyll gjithçka para kohe duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tjerë, që tanimë janë të dorëzuar plotësisht.
Nëse marrim për bazë pesë ndeshjet e fundit, pas Tiranës që ka marrë më shumë pikë se të gjithë, 13, në vendin e dytë vjen…Kastrioti. Ekipi i Celës që po luft.on për mbijetesën ka arritur që të marrë 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit duke shkaktuar surprizën e madhe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/