Metamorfoza e Marash Kumbullës, në Itali shkruajnë: E kush do ta kishte menduar? Murinjo nuk bën dot pa të

Nga lojtar i nivelit Seria C te pika kyçe e Romës. E kush do ta kishte menduar? Kjo është mënyra sesi po komentohet Marash Kumbulla që ka vuajtur jo pak pas humbjes turpëruese ndaj Bodo Glimt. Media kushtuar klubit kryeqytetas, “ForzaRoma” e komenton me një fjalë ndryshimin e performancës së mbrojtësit shqiptar: “Metamorfoza e Kumbullës”.

“Marash Kumbulla është shtylla e re e mbrojtjes së Giallorossëve. Kush do ta kishte menduar? Ndoshta askush pas udhëtimit të Bodos. Ish lojtari i Verona e çoi Romën në tingujt e performancave të shkëlqyera sidomos në vitin 2022.

Mbërriti në vitin 2020, me një vlerësim shumë të lartë rreth 30 milionë euro. Ishte blerja e parë e madhe e Friedkin -it , e cila gjithashtu mund të rezultonte të ishte bllofi i parë i menaxhmentit të ri.

Vitin e kaluar, për shkak të disa dëmtimeve të shumta, ai e pa fushën 21 herë dhe jo gjithmonë si titullar. Mbrojtësi shqiptar do të arrijë sonte në 50 paraqitje me fanellën verdhekuqe, e bindi Mourinho për “të zhdukurit” e tjerë.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e Murinjos: “Për një lojtar të ri është një mundësi e madhe për të punuar me të, po mësoj shumë mbi të gjitha në karakter. Ndihem mirë, vlerësoj njerëzit e sinqertë si trajneri.”

Nuk është rastësi që Roma ka pësuar golin e vetëm në 4 të fundit pa të në Udine . Tani edhe trajneri portugez nuk bën dot pa të: “Kumbulla e ka kuptuar, është profesionist, është një djalë që punon gjithmonë me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *