Sokol Cikalleshi po përjeton një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist me Koniasporin në fundjavë, ku arriti të tundte dy herë rrjetën e Kajserisporit. Një dopietë kjo e cila e dërgon në shifrën e 9 golave të shënuara në total në kampionatin turk.
Cikalleshi merr edhe vlerësimin pas paraqitjes pozitive, teksa përfshihet në formacionin e javës. Lojtari kavajas mban notën 8.4 në vlerësimin e bërë nga “SofaScore”, ku gjendet përkrahë më të mirëve të javës së 29 të elitës së futbollit turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/