Basti i fituar edhe me Arjan Çanin për zgjedhjet e FSHF: Nëse Armand Duka fiton këtë herë kundër Veliajt dhe Ramës, duhet bërë monument

Në një Shqipëri e cila po drejtohet e gjitha nga një dorë e vetme, ishulli i fundit që mbetet i pa kapur është futbolli. Kjo e ka acaruar së tepërmi forcën që po kryeson në vendin tonë, e cila është mësuar që të fitojë çdo zgjedhje të mundshme ku futen në garë.

Por këtë herë, kanë humbur për herë të parë në fushën e blertë. Pavarësisht angazhimit të tyre të madh duke përdorur edhe instrumenta nga më të ndryshme që i përkasin drejtësisë, në fund Armand Duka ka fituar me 37 vota, duke kaluar Starovën me 4 vota dhe duke lënë pas Shakohoxhën me 0 vota.

“Ky është basti im, nëse Duka arrin t’i mundi edhe këtë herë që kanë drejtësinë dhe të gjitha gjërat në dorë nga ana e pushtetit, atëherë për Dukën duhet bërë një monument”, u shpreh Arjan Cani disa kohë më parë, me bastin që tanimë është i humbur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *