Arjan Peço ishte i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka analizuar situatën e Vllaznisë dhe të Tiranës. Trajneri shqiptar është i mendimit se shkarkimi i trajnerit të shkodranëve është një çështje aspak e re për këtë klub, ndërësa më pas kritikon edhe fazën mbrojtëse të Vllaznisë. Peço gjithashtu ka folur edhe për Tiranën, të cilën e sheh të ecë përpara edhe flë frymës së madhe që është krijuar në ekip.
“Vllaznia ka disa vite faktikisht që përflitet që do ndryshojë trajnerin. Gjithë kohës kur nuk arrin objektivat ose kur i ndodh ndonjë goditje e këtij lloji nga ekipet pretendente përflitet gjithë koës që do heqin trajnerin. Madje vitin e kaluar në mos gaboj e larguan, e rikthyen përsëri. Keshtu që ky është një proces mëse normal për Vllazninë e këtij momenti. Duke parë ndeshjen me Tiranën, Tirana e stërmeritoi fitoren, për mënyrën se si lexoi lojën. Tirana në krahasim me ekipet e tjera të kampionatit shqiptar ka një dukuri shumë të veçantë. Nuk arrin asnjëherë të kapet në kundërsulm. Nuk kapet si Vllaznia.
Po të shikojmë golin e dytë të Vllaznisë, nga ana taktike është një dramë e vërtetë, sepse lojtarët humbin topin, nuk i intereson fare të kthehen mbrapa. Madje 2 mesfushorët e qendrës, që rrinë pothuajse duke ecur dhe i lënë mundësinë 6 lojtarëve të Tiranës të luajnë kundër 4 lojtarëve të Vllaznisë. Duket që është një ekip që ka shumë probleme. Probleme në hierarki, ndoshta edhe të krijimit të frymës së ekipit. Atë që nuk e ka Tiranana. Tirana është e kundërta, duket që ka krijuar një frymë ekipi shumë të lartë. Fati i mirë i Tiranës ishte dëmtimi i Ngosë. Nga ana teknike dhe taktike iu dha një avantazh që edhe Xhixhës edhe Seferit të luanin në nivele të ndryshme. Seferi është e vërtetë që është lojtari më i mirë i kampionatit“, është shprehur Arjan Peco./Sport Ekspres/