Pas dështimit me Partizanin, Ergys Kaçe kaloi te Veria në Greqi. Aktualisht kjo skuadër mban vendin e parë me 52 pikë dhe ndiqet nga Ael Larisa që ka 47 pikë. Shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit grek për mesfushorin tonë, teksa në ndeshjen e fundit kundër Apolon Larisas u fitua me shifrat 0-1.
Por për të dhënë pak adrenalinë dhe emocion në atë ndeshje mendoi Kaçe, duke u kritikuar nga mediat greke. Në një moment kur mesfushori duhej vetëm që të largonte në mënyrë të thjeshtë një top të rrezikshëm në zonën e Verias, zgjodhi rroveshatën. Dështimi ishte i madh pasi sfera mbeti në zonë dhe në këmbët e kundërshtarit, por fatmirësisht për të goditja e fundit ishte për t’u harruar. /Sport Ekspres/