VIDEO/ Gol me dorë kundër Milanit dhe penalltia që çuditërisht nuk u dha, arbitri “interist” dënohet me 3 javë

Federata Italiane nuk e ka toleruar dyshen Guida-Masa. Arbitrat ishin pjesë e një episodi që krijoi shumë polemika mbrëmjen e djeshme. Andrea Beloti hyri në zonë bashkë me topin, ndërsa menjëherë mbrojtësi i Interit e godet në këmbë duke e rrëzuar përtokë. Por çuditërisht Guida nuk akordon penallti. E madje as Masa në VAR nuk ndërhyn për të ftuar gjyqtarin të shohë pamjet.

Për këtë arsye Federata ka vendosur me “dorë të hekurt“, duke e dënuar dyshen në fjalë me 3 javë pezullim nga aktiviteti futbollistik në Itali. Ndërkohë, kujtojmë se jo shumë kohë më parë, Guida konsideroi të rregullt një gol me dorë të Udinezes kundër Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *