Strakoshës i skadon kontrata dhe Lacio duhet të zgjedhë, kërkesa nga Premier Liga dhe Bundesliga

Tomas Strakosha ka vendosur largimin nga Lacio, pavarësisht faktit se tashmë ka rifituar atë çfarë dikur ishte e tija, pozicionin e titullarit. Kontrata skadon në fund të këtij sezoni dhe shenjat për rinovim janë thuajse 0.

Për këtë arsye Lacio tashmë duhet të zgjedhë për të siguruar pasardhësin e tij. Ndër të preferuarit e Sarrit është Kepa, portier të cilin e ka stërvitur më parë te Çelsi. Ndërkohë për Strakoshën kërkesat nuk mungojnë. Klube si nga Bundesliga, ashtu edhe nga Premier Liga po vëzhgojnë me interes situatën e tij dhe pritet që të hedhin hapin në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *