Feliks Magath i ka dhënë fund papunësisë, teksa është prezantuar sot në krye të ekipit të tij të ri. Trajneri gjerman ishte pranë marrjes së drejtimit të përfaqësueses së Kosovës, por në fund i refuzoi. Tashmë ish-tekniku i Bajernit të Mynihut do të vijojë karrierën në Bundesligë.
Magath ka firmosur me klubin e Hertës së Berlinit, ku do të qendrojë deri në fund të sezonit. 68-vjeçari ka përpara një mision të vështirë, pasi i duhet të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria. Herta e Berlinit aktualisht ndodhet në vendin e parafundit me 23 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/