Djali i Rudi Vatës mori ftesën e ekipit të parë, Celtic publikon formacionin për çerekfinalen e Kupës së  Skocisë

Vetëm 16 vjeç, Roko Vata bëri arritjen e madhe në karrierën e tij. Djali i Rudi Vatës mori ftesën e ekipit të parë të Celtic, me të cilët është stërvitur përgjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, ftesa ka mbetur vetëm për seancat stërvitore, pasi trajneri nuk ka vendosur ta grumbullojë për sfidën kundër Dundee United. Skuadra ka publikuar formacionet zyrtare, ndërsa emri i Roko Vatës, nuk gjendej as në stolin e rezervave./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *