Inzagi ka folur në konferencën për shtyp pas barazimit 1-1 me Torinon. Zikaltërit i kanë lënë mundësinë e artë Milanit për të mbajtur vendin e parë. Trajneri i Interit “fajësoi” Etrit Berishën që ishte në super formë dhe bëri dy pritje fantastike në pjesën e parë, duke i mohuar gola të sigurtë. “Në pjesën e parë duhej të bënim më mirë për sa i përket qëndrimit dhe agresivitetit, patëm dy raste të pastra në të cilat Berisha bëri dy mrekulli, ndryshe nuk do të ktheheshim në dhomat e zhveshjes 1-0.
Më pas Në pjesën e dytë kemi 25 minuta në mënyrën më të mirë të mundshme, fatkeqësisht goli erdhi me vonesë. Nëse do të gjenim të parët golin, mund të kishim fituar sonte”, tha Inzagi. Vlen të theksohet se Etrit Berisha u vlerësua me notën 7.5 dhe u cilësua si “Spider-man” nga Gazzetta dello Sport. /Sport Ekspres/