“Meritë e madhe e Dukës, finalja ndryshoi situatën”! Ervin Nikolla tregon situatën e zgjedhjeve: Politika gjeti momentin për të bërë të fortin

Ervin Nikolla ishte i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”. Teksa është folur për zgjedhjet në FSHF, Nikolla ka treguar situatën e parë në këndvështrimin e tij për ndërhyrjen flagrante të politikës.

“Më e lehtë është bërë të parashikosh një ndeshje sesa çfarë do të ndodhi në FSHF. Kjo duhej të ishte një festë futbolli për ne, kemi marrë finalen e Conference League. Është meritë direkte e Armand Dukës. Por politika zgjodhi që të bëjë rolin e të fortit në këtë moment, për të treguar se ka shtet.

Qeveritë kanë ndërhyrë gjithmonë në punën e FSHF, mos harroni përjashtimin e mëparshëm që na kanë bërë. Megjithatë kjo finale e Conference League i ndryshoi pak gjërat sepse në të kundërt UEFA do t’i ndante gjërat me thik.ë”, tha Nikolla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *