Super pritjet ndaj zikaltërve, Etrit Berishën e përgëzon edhe Handanovic: Fatkeqësisht ishte shumë i mirë, na hoqi 2 mundësi të pastra

Pritjet e Etrit Berishës i kanë përgëzuar jo vetëm mediat italiane. Menjëherë pas barazimit me shifrat 1-1 kundër Interit, fjalët më të mira erdhën edhe nga portieri i zikaltërve, Handanovic. Ky i fundit theksoi faktin se gardiani shqiptar ka reaguar dy herë mrekullisht duke ndalur mundësitë e arta të Interit.

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë për mënyrën se si luan Torino, luajtëm edhe me topa më gjatë. Kishim mundësitë e pastra, fatkeqësisht Berisha ishte 2-3 herë shumë i mirë dhe u përpoqëm të fitonim deri në fund, por nuk ia dolëm”, tha Handanovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *