“Është e vështirë, sado ekip i pasur të jesh”! Presidenti Takaj prezanton Skënder Gegën: Shpresojmë se UEFA do të na falë…

Skënder Gega është zyrtarizuar si trajneri i ri i Skënderbeut pas largimit të Memellit. Në konferencën për shtyp gjendej edhe presidenti i korçarëve, Takaj. Teksa ka folur për këtë vendim të ri, kreu i Skënderbeut ka prekur gjithashtu edhe dënimin e UEFA-s sipas asaj që raporton “Supersport”:

“Zhvillimet e fundit i dini të gjithë. E pranuam vendimin e profesor Memellit, e falënderojmë për punën dhe energjinë që dha te Skënderbeu. Dua të falënderoj profesor Gegën për vendimin për të na ndihmuar në këtë moment të vështirë. Falë edhe miqësisë tonë të vjetër, me Gegën besoj se do të bëjmë një punë të mirë për të shpëtuar këtë sezon të vështirë. Afatet i kemi edhe më të gjatë.

Nëse shpëtojmë, do të ulemi të diskutojmë me Gegën edhe për të ardhmen e Skënderbeut. Akoma shpresojmë për një vendim të UEFA-s për të na ulur, për të na falur vendimin. Është vendim shumë i vështirë, sado klub i pasur të jesh. Motivimi për të gjithë është shumë i vështirë pa Europë, motivimi është gjëja kryesore në futboll. Shpresa na mban për atë lloj Skënderbeu. Kishim pritshmëri më të mëdha për për këtë sezon”, tha Takaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *