Qindra milionë euro nuk e ndihmuan as këtë herë PSG-në dhe Reali po vazhdon garën për një trofe të ri në Champions League dhe po pret me padurim rivalin e ri me të cilin do të takohet në çerekfinale.
Hat-triku i Benzemas në vetëm 17 minuta ishte spektakolar dhe golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve me 79 gola kishte lënë të kuptohet për një natë të tillë.
Domethënë, nga Whatsapp ka rrjedhur një mesazh mes Benzema (34) dhe reperit Niska para ndeshjes në të cilin futbollisti i ka treguar mikut të tij se do të ishte “historia e tij” dhe se PSG nuk do të bënte asgjë. “Do të jetë shpërthyese. PSG nuk do të bëjë asgjë, kjo është historia ime”, ka shkruar francezi në një mesazh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/