Futbolli braktis Asamblenë politike të Tiranës! Ja shkeljet skandaloze të statutit

Me një ngut të pashpjegueshëm dhe në mesin e errësirës, njeriu i emëruar nga gjykata dhe pushtet-politika në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Eduard Prodani, ka thirrur një mbledhje të Asamblesë në fshehtësi të plotë dhe në shkelje të normave më elementare statutore. Qëllimi ishte për të zgjedhur sa më parë delegatët për Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së, teksa çdo gjë është zhvilluar larg syve të publikut dhe mediave, si edhe me një pjesëmarrje mjaft të ulët të anëtarësisë, që nuk është e qartë ende se si është përfaqësuar dhe kush kanë të qenë të pranishëm në këtë Asamble misterioze.

Por cilat kanë qenë shkeljet e kësaj mbledhjeje skandaloze të “Ansamblit Prodanian”? Edhe pse informacionet janë shumë të pakta, po përpiqemi të rendisim ato që janë mëse të qarta në kushtet aktuale. Shkelja e parë e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë është se në statut shkruhet fare qartë se lajmërimi i anëtarëve duhet të bëhet 10 ditë përpara mbajtjes se saj. Lajmërimi për mbajtjen e Asamblesë është bërë më datë 3 mars, që tregon fare qartë se që në pikën e parë, mbledhja është organizuar në shkelje të statutit, që është kushtetuta e një shoqate. Shume prej anëtarëve të Shoqatës Rajonale të futbollit Tiranë as janë lajmëruar zyrtarisht për zhvillimin e Asamblesë, duke mos ju dërguar një ftesë për pjesëmarrje, pa llogaritur këtu se disa klube e shoqata nuk janë përfaqësuar me njerëz legjitim, pra të mandatuar nga klubet e tyre për t’i përfaqësuar.

Kryetari i Shoqatës, që ka folur shumë herë për transparencë, ka trumbetuar me të madhe se do duhej që të njëjtën transparencë që bën ai, ta bënin edhe të tjerët, thërriti 21 persona që përfaqësonin 20 klube pa praninë e asnjë mediaje. Ne uebin e FSHF akoma gjendet e gjithë Asambleja e SHRF Tiranë, kush mori pjesë dhe kush votoi? Shoqata Tiranes ka 41 anëtarë në përbërje. Asnjë informacion apo komunikim pse nuk janë lajmëruar 21 anëtarët e tjerë? Dhe e fundit, kujt i shërben një Asamble ku marrin pjesë më pak se gjysma e anëtarësisë? Futbollit jo e jo. As Shoqatës së Tiranës. Politikës mbase?/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *