Nedim Bajrami është kthyer në një nga objektivat e merkatos së klubeve italiane, por interesimi nuk ka munguar as nga Premier Liga. Në Serie A, përpos Sasuolos, Juventusit dhe Lacios, një tjetër skuadër që po e mban nën vëzhgim është Milani.
Pioli po kërkon për cilësi pas sulmuesve dhe Nedim Bajrami është një ndër më të mirët në kampionat në rolin e “fantazistit”. Në gazetën e botuar nga “Tuttosport” mësohet se Milani po mendon të transferojë futbollistin shqiptar në merkaton e verës. Kartoni i 22-vjeçarit kap shifrën 10 milionë euro, duke e bërë Bajramin një investim të leverdisshëm për kuqezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/