Redi Jupi ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” ku ka analizuar derbin. Komplimentet kanë shkuar për arbitrin e takimit që nuk ra në kurthin e lojtarëve që shpeshherë rrëzoheshin në tokë duke kërkuar faull dhe ndalim të lojës. “Për mendimin tim, ky derbi shkoi në një mënyrë të tillë dhe të barabartë. Tirana kishte më tepër zotërim topi në pjesën e parë, por nuk e vuri në vështirësi serioze Partizanin. Derbi është bërë si penalltia, po e shënove nuk të përgëzon njeri, po e humbe të shajnë të gjithë.
Për mua Partizani me Kallakun ishte si të luante me 10 lojtarë, nuk e di pse, ndoshta ka probleme fizike. Me futjen e Carës ndryshoi loja dhe Marku ishte më i miri i takimit. Por nëse flasim për më të mirin e ndeshjes, për mua ishte arbitri. Lojtarët janë mësuar që të bien në tokë me një kontakt sikur u ke ngulur thik.ën. Kjo nuk ndodh askund tjetër dhe arbitri më pëlqeu që vazhdonte lojën”, tha Jupi. /Sport Ekspres/