Kastrioti ndalon Laçin dhe sjell festën edhe në Tiranë, Tefik Osmani u shkel syrin…kritikëve!

Kastrioti ka bërë që të festohet jo vetëm në Krujë për pikën e marrë ndaj Laçit, por edhe në Tiranë. Pas barazimit 1-1 ndaj ekipit të Josës, bardheblutë arrijnë që të ruajnë diferencën e tyre prej 8 pikësh me vendin e dytë.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, Tefik Osmani ka postuar një fotografi në Instagram ku shfaqet teksa shkel syrin. Jo pa qëllim, teksa mesazhi i drejtohet të gjithë kritikëve që “e goditën” keqazi Tiranën për humbjen e marrë ndaj Kastriotit, ndërsa të njëjtin hap fals e bëri edhe Laçi, pavarësisht se doli me një pikë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *