Nuk janë më vetëm statistika dhe shifra të kota, Chelsea i kthen përgjigje Arsenalit dhe vendos çmimin për Armando Brojën

Nuk janë më vetëm statistika dhe shifra të pabazuara në rrugë zyrtare, tashmë kemi edhe vlerën reale të Armando Brojës. Mediat britanike raportojnë se Chelsea i ka kthyer përgjigje interesimit të Arsenalit për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Sipas tyre, vlera që klubi londinez i kanë caktuar Brojës është rreth 58 milionë paund. Kjo tregon qartësisht sesa e vlerëson Chelsea këtë futbollist që sipas të gjitha gjasave do të ketë mundësinë për t’i treguar aftësitë e tij edhe Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *