Boluspor-Bursaspor është ndeshja që po luhet në Turqi dhe po vazhdon me rezultatin 1-1. Bekim Balaj dhuroi asist në pjesën e parë, por në minutën e 54 do të merrte kartonin e dytë të verdhë, duke u ndëshkuar me të kuq.
Pa kaluar 12 minuta, Odise Roshi e ka ndjekur nga pas. Pas një faulli ku është ndëshkuar me të verdhë, Roshi kontestoi arbitrin duke marrë edhe kartonin tjetër, për të lënë fushën para kohe. /Sport Ekspres/