Një rrëfim i veçantë ishte ai i Parid Xhihanit për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Ish-lojtari i Besës së Kavajës, Dinamos, Teutës, ka treguar edhe periudhën e tij në Ukrainë teksa ishte pjesë e Zorya, ku nuk mund të mungonte një koment rreth situatës aktuale të lu.ftës. Kur ndalet te golat e shënuara, ka ende në kujtesë perfeksionin e arritur ndaj Vllaznisë teksa përfaqësonte Besën e Kavajës. Ndërkohë në këtë rrëfim tregohet edhe momenti i takimit me legjendën ukrainase të futbollit, Shevcenko teksa Xhihani ishte pjesë e Zorya.
“Një nga momentet më të bukura ishte kur shënova ndaj Shakhtor. Ishte një ekip me shumë emra si Ëillian, Fernandinho që shkoi te Manchester City, Srna. Rast tjetër ishte kur takova për herë të parë Shevcenkon në 2010. Shevcenko erdhi nga Chelsea te Dinamo e Kievit, unë isha në Ukrainë dhe në super formë. U takuam në Kiev. Erdhi dhe më tha: “Xhihani, bravo të qoftë”. Më inkurajoi dhe më kapi në qafë, do të thotë që më kishte parë. Janë momente të bukura pasi e kam pasur idhull”, tha Xhihani. /Sport Ekspres/